Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Fryrje stomaku, gazra, dhimbje barku? Ja zgjidhja!

Sipas statistikave thuhet se 8 nga 10 individë vuajnë nga sindroma e zorrës nervoze. Njerëzit të cilët pretendojnë se kanë probleme me zorrët, ndihen të fryrë dhe shpesh ushqimi që konsumojnë ju bie rëndë në stomak, thuhet se kanë sindromën e zorrës nervoze.Në përgjithësi simptoma të tilla si:
Gazra
Fryrje stomaku
Kapsllëku
Dhimbje barku etj

Tregojnë edhe për rritjen e tepërt të baktereve brenda zorrëve të vogla. Në rastet kur niveli i baktereve është i ulët atëherë kjo gjë bën të mundur funksionimin siç duhet të organizmit. Arsyet që çojnë në këtë gjendje janë dieta e varfër ushqimore, përdorimi i medikamenteve të caktuara si kontraceptivëve, antibiotikëve, konsumimi i alkoolit dhe saisa e ulët e aciditetit në stomak. Në këto raste është shumë e rëndësishme që të pastroni bakteret nga zorrët për shkak se mund të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm

Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangien e fryrjes dhe ngërçeve.

 “Aroma e fortë e bimëve mund të ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazërat, ngërçet e bile edhe sindromën e zorrëve të irrituar”, thotë Mejz

Kjo është lista e shkurtë e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore.

Duke ju falënderuar ndikimit të tyre në të gjitha aspektet e shëndetit mos u befasoni nëse ju përmirësohet metabolizmi dhe lëkura ju bëhet më e bukur.

Nana
“Nuk është e rastësishme që nana është popullore pas darkës”, thotë Mejzi, cili këshillon verzionin natyror, për shembull qaj (të ftohtë dhe të nxehtë), i cili do të ndihmojë në lirimin e ngërçeve dhe heqë ndjenjën e fryerjes.

Xhenxhefili
Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i posa prere të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë.
“Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz. 

Farat e koprës
Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat.
Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.

Uthulla e mollës
Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhenjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin.

Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme

Një produkt shumë i preferuar për probleme të tilla është edhe   Dolofix Abdomen, produkt i TrePharm

Një bar ky me tre kombinime: Paracetamol 500 mg + Dicyclomine HCL 20 mg + Simethicone 10 mg.

Kombinimi i treshes Paracetamol/Dicyclomine HCL/Simethicone e bene DoloFix Abdomen produktin me efektiv ne perdorim dhe ne lehtësimin e: dhembjeve të barkut, si dhe ngërçet, fryerjen dhe parehatinë në zonën e stomakut dhe zorrëve, të shkaktuara nga sasia e lartë e gazrave në traktin digjestiv. Gjithashtu mund të përdoret për trajtimin e problemeve të tjera të lukthit dhe zorrëve si sindromi i zorrëve të irrituara, hiperperistalitika, ulçera peptike, diarrea funksionale, dismenorea, mundimet e mëngjesit dhe mundimet gjatë udhëtimit në det.

Ç’eshte Dicyclomina!
Dicyclomine përdoret për të trajtuar hipermotilitetin zorrëve dhe simptomat te sindromi i zorrëve irrituese (IBS), dhimbje barku, diarre, Dicyclomina heq spazmat e muskujve dhe vepron në traktin gastrointestinal, duke bllokuar aktivitetin e acetilkolinës, në cholinergic (ose muscarinic) receptorët në sipërfaqe të qelizave të muskujve.

Ç’është Simethicone!

Simethicone lejon qe flluskat e gazit në stomak dhe zorrë të vijnë së bashku dhe te kalojne me lehte. Simethicone përdoret për të lehtësuar presionin dhe dhimbjet të shkaktuara nga gazi i tepërt në stomak dhe zorrë.

Dozimi
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç një tabletë deri në 4 herë në ditë, sipas nevojës.
Mos merrni më shumë se 8 tableta në 24 orë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë