Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A paraqet rrezik agjërimi te pacientët me sëmundje të sheqerit?

Intervistë me: Ass.Merita Emini Sadiku,MD,MSc,PhD
Internist-Endocrinologist 

A paraqet rrezik agjërimi te pacientët me sëmundje të sheqerit?

Pacientët me tip 1 të sëmundjes, të cilët ekskluzivisht trajtohen vetëm me insulinë e rekomandueshme, është mirë që të mos agjërojnë, si dhe ata të cilët kanë komplikime serioze kronike, si ato kardiake dhe të veshkave e po ashtu edhe pacientët të cilët kanë episode të shpeshta të rënies së sheqerit në gjak ose rritjes së tij apo kanë komplikime akute të sëmundjes.

Rreziku nga agjërimi te pacientët me sëmundje të sheqerit, përveç llojit të diabetit, varet edhe nga trajtimi të cilin marrin, rreziku individual nga hipoglikemia, prezenca e komplikimeve dhe/ose sëmundjet tjera shoqëruese, rrethanat individuale sociale ose vendit të punës si dhe eksperienca e agjërimit të mëhershëm. Pacientët me rrezik për të agjëruar janë ata me kontroll të keq të sëmundjes.

Cilët pacientë me sëmundje të sheqerit nuk mund të agjërojnë?

Sipas udhërrëfyesit të fundit (të vitit 2016) të IDF-DAR (Federatës Ndërkombëtare për Diabet dhe Aleancës Ndërkombëtare për Diabet dhe Ramazan) për agjërimin gjatë Ramazanit, të sëmurët me rrezik të lartë të cilët nuk duhet të agjërojnë në Ramazan hyjnë kjo kategori e të sëmurëve me diabet:

– gjendjet e hipoglikemisë së rëndë ( rënjës së sheqerit) rreth 3 muaj para Ramazanit
– ketoacidoza diabetike (komplikim akut me glikemi shumë të lartë)  rreth 3 muaj para Ramazanit
– gjendja hiperosmolare hiperglikemike (komplikim akut me glikemi shumë të lartë)  rreth 3 muaj para Ramazanit
– eksperiencë të hipoglikemive të shpeshta
– diabet tip 1 i pakontrolluar – sëmundje akute
– shtatzënat me diabet tip 1 të diagnostikuar më herët ose diabet gestacional (i shtatzënisë) i trajtuar me insulinë ose preparate të sulfanilureve
– të sëmurët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave në stadin e 4 dhe 5 ose të sëmurët në dializë
– komplikimet e avancuar makrovaskulare ( me ulçera në këmbë ose problem vaskulare neurologjike dhe të zemrës)
– moshat e shtyra me shëndet jo të mirë

Nëse pacientët me sëmundje të sheqerit insistojnë të agjërojnë, çka duhet të kenë parasysh?

Këta pacientë duhet patjetër të:

– të marrin edukim/ informata të strukturuara për sëmundjen e sheqerit, ushqimin dhe aktivitetin fizik
– të përcillen nga mjeku i specializuar për diabet-endokrinologu/diabetologu
– të matin rregullisht glikeminë në gjak, gjatë kohës së agjërimit
– të përshtatin trajtimin sipas rekomandimeve të mjekut
– ta ndërpresin agjërimin në rast të hipoglikemive ose hiperglikemive ose të gjendjeve tjera shëndetësore

Gjendjet tjera të pacientëve me sëmundje të sheqerit, por që kanë kontroll të mirë të sëmundjes dhe trajtohen me barna siç janë ata me tipin 2 të sëmundjes së sheqerit dhe pa komplikime, mund të agjërojnë, por duhet të bëjnë disa ndryshime në trajtim dhe duhet të ndjekin këshillat e mjekëve lidhur me ushqimet, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në terapi.

A lejohet matja e glikemisë në gjak dhe marrja e insulinës gjatë agjërimit, nëse pacientët kanë nevojë për të?

Po lejohen të dyja dhe nuk prishet ramazani nëse matet glikemia në gjak dhe nëse pacientet marrin insulinën për të cilën kanë nevojë dhe që kjo insulin nuk është e varur nga marrja e ushqimit ( insulin me veprim të gjatë dhe insulin me veprim të shpejt atëherë kur glikemia është shumë e lartë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë