Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” mjeku familjar dr. Bajram Ajeti

Sonte më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar mjeku familjar dhe specializanti i radiologjisë, dr. Bajram Ajeti, me të cilin do të diskutohet për gripin sezonal.

Dr. Bajram Ajeti punon dhe vepron në Ferizaj. Ai është specialist i mjekësisë familjare dhe specializant i radiologjisë. Ajeti gjithashtu është edhe pjesëtar në Kolegjin Mbretëror e Mjekëve Familjarë (RCGP – ROYAL COLLEGE OF GENERAL PRACTITIONER) dhe anëtar i Kolegjit të Mjekëve të Kanadasë (MCC – MEDICAL COUNCIL OF CANADA).

Ndërkohë, kushdo që ka pyetje për mysafirin në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar në Facebook, në hapësirën për komente.

Cilat janë simptomat e gripit sezonal? Si përhapet gripi sezonal? Cilat janë mënyrat e trajtimit shtëpiak? Janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje gjatë këtij takimi.

Për shumçka në lidhje me gripin sezonal, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë