Një femër ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 12.05.2021 rreth orës 15:30, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, burri pasi e kishte sulmuar fizikisht e kishte dërguar për trajtim mjekësor në QKMF dhe më pas në QKUK.
“Viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari e kishte dërguar viktimën në QKMF për ndihmë mjekësore dhe më pas ishte dërguar në QKUK-së dhe kishte marrë tretmanin mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.