Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kujdesi për shëndetin – Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor

Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një kontroll mjekësor?

Shumica e njerëzve shkojnë tek mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë.

Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të shëndetshëm, duhet të rezervoni një takim me mjekun tuaj.

Vizitat e rregullta me mjekun ndonjëherë bëjnë dhe diferencën në pikasjen e problemeve shëndetësore që në fazat e para.

Një person i shëndetshëm duhet të vizitohet te mjeku të paktën një herë në vit.

Ndërsa personat të cilët kanë sëmundje gjenetikisht të trashëgueshme, është shumë e këshillueshme që të kryejnë vizita dy herë në vit.

Përse duhet të shkojmë te mjeku?

Mbase ju duket e çuditshme që të shkoni te mjeku kur ndiheni shumë mirë.

Por të dhënat, tue cilave i’u referohet tregojnë se një e treta e personave që kanë kaluar atakun kardiak, nuk kanë pasur shenja paralajmëruese.

Bllokimi i enëve të gjakut është një tjetër problem i cili mund  të kuptohet përmes vizitave të rregullta tek mjeku.

Po ashtu ndodh dhe me problemet me tensionin e lartë të gjakut, personat që vuajnë nga kjo sëmundje shpesh herë e anashkalojnë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Të dhënat mjekësore kanë treguar dhe rreth 46% e sëmundjeve janë rezultat i gjenetikës.

Këto sëmundje trashëgohen brez pas brezi, dhe është shumë e rëndësishme që të kuptohen që në fazat e para.

Ekspertët theksojnë se nëse një sëmundje kapet në hapat e parë të saj, pacienti ka më shumë mundësi për një kurim të menjëhershëm.

Si të përgatitemi për një vizitë mjekësore

Pse të prisni në urgjencë për orë të tëra për të takuar mjekun tuaj?

Një zgjidhje fare e lehtë është që t’i paraprini situatës, dhe të rezervoni një takim me të.

Problemi që ndodh me shumë persona është hutimi gjatë konsultës mjekësore.

Ndodh shpesh që pacientët kur shkojnë tek mjeku nuk arrijnë të bëjnë pyetjet që duan.

AgroWeb.org ju sugjeron disa hapa ndihmës që do mund t’i ndiqni gjatë vizitës suaj tek mjeku.

Bëni një listë

Njësoj si lista që përgatisim për të kujtuar të gjitha ushqimet që na duhen, ashtu duhet të veproni dhe për vizitën tek mjekut.

Sigurohuni që të përfshini çdo shqetësim që keni pasur, sikur dhe një dhimbje koke që ju është dukur jo e zakonshme.

Mjeku është aty për pyetjet tuaja

Shpesh herë pacientët ndihen në siklet për të pyetur rreth një çështje që nuk kuptojnë mirë.

Mund të jetë në lidhje me ndonje problem shëndetësor apo dhe e mënyrën se si të përdorni medikamentet.

Diskutoni rreth analizave

Na ka ndodhur që të gjithëve që kemi bërë analiza të ndryshme, dhe vetëm e kemi dorëzuar tek mjeku ynë pa kuptuar se çfarë ato thonë.

Këshillohet që të diskutoni me mjekun rreth rezultateve të analizave.

Më e rëndësishmja është që të jeni të qartë se çfarë ato nënkuptojnë për shëndetin tuaj.

Analizat sipas moshës

Një foshnje e porsalindur dhe një i rritur nuk kanë të njëjtat nevoja shëndetësore.

Duhet të kuptoni që me kalimin e viteve nuk mund të kryeni të njëjtat analiza apo kontrolle si ato që keni bërë kur keni qenë të rinj.

Mbani një ditar shëndeti

Mos mendoni se mjeku juaj do të jetë i aftë të mbaj mend të gjitha rastet mjekësore që ai konsulton.

Mbajtja e shënimeve rreth rezultateve të analizave, përfundimeve të konsultave mjekësore apo qoftë dhe alergjive, ndihmon më së shumti punën e mjekut.

Por një rutinë e tillë, ju ndihmon dhe që të jeni të vetëdijshëm për problemet shëndetësore që mund të keni apo mund të jeni të rrezikuar.

Nga ana tjetër nëse ju ndërroni mjek, është një burim informacioni shumë i mirë që mjeku do të jetë mirënjohës. /AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë