Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrihet marrëveshja për “pasaportën digjitale të Covid-19”, mundëson lëvizjet brenda BE-së

U arrit më në fund marrëveshja midis Parlamentit Europian, Këshillit Europian dhe Komisionit Europian për t’i dhënë “dritën jeshile” asaj që cilësohet si pasaporta digjitale që do t’i mundësojë europianët të udhëtojnë sërish brenda Bashkimit Europian.

Dokumenti do të quhet zyrtarisht “EU Digital certificate Covid-19” dhe nuk do të jetë thjesht një certifikatë vaksinimi, por do të përfshijë edhe të gjithë ata që e kanë kaluar pandeminë, ose që rezultojnë negativë nga testimet.

Bëhet fjalë për një dokument të harmonizuar dhe i njëjti kudo në BE, sipas rregullores së përgjithshme të të dhënave personale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë