Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se, të martën mbrëma, në Klinikën e Neurologjisë, ka vdekur i burgosuri R.S., viti i lindjes 1970.
Sipas njoftimit për media, i njëjti gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostifikuar me tumor malinj në regjionin e plevikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.
“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë. Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.












