Kina dhe kompania farmaceutike “Sinovac Biotech”, kanë bërë të ditur se edhe katër shtete janë pajtuar të marrin pjesë në fazën e fundit të vaksinave kundër koronavirusit.
Serbia dhe Pakistani janë në mesin e shteteve të reja që janë pajtuar të marrin pjesë në fazën e tretë të testimeve.
Kompanitë duhet të sigurojnë prova se vaksina është e sigurt dhe efektive, për të siguruar miratimin e përdorimit të tyre.
Serbia do të testojë dy vaksina potenciale, ndërsa Pakistani do të testojë një.
Në fazën e tretë pritet të marrin pjesë 50 mijë persona nga 10 shtete.
Testimet kanë filluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Peru, Marok, Argjentinë dhe Jordani./KOHA.net