Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është vaksinuar sot kundër koronavirusit me vaksinën AstraZeneca.
Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i qeverisë së saj, Steffen Seibert.
Në media është publikuar regjistri që dëshmon vaksinimin e Merkel në një nga qendrat e vaksinimit në Gjermani.
Gjatë ditës së djeshme vecse u konfirmua lajmi që Merkel ka pranuar të vaksinohet me AstraZeneca.
Deri më sot në Gjermani janë vaksinuar 18.5% e popullsisë, apo 15.4 milionë banorë.