Në mëngjesin e së premtes u raportua se një 24-vjeçare nga komuna e Ferizajt ka humbur jetën pak ditë pasi lindi foshnjën e saj.
Sipas zyres për media të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar thuhet se e njëjtja ishte konfirmuar me Covid dhe kishte lindur me operacion.
Mirëpo, pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar në Klinikën Sportive. 24-vjeçarja, sipas njoftimit, më 6 prill ka rezultuar negativ nga COVID-19, por nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore.
“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv Covid në QKUK, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajit, e cila ishte e konfirmuar me Covid, e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën e Gjiinekologjisë, në javën 34, tē shtatëzanisë.
Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 ( Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-Covid.
Në ritestim të datës 6 Prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për Covid, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.