Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot Dita e Kushtetutës

Sot bëhen 13 vite që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ajo u ratifikua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë