Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmija juaj nuk ushqehet? Prindër, duhet të ndërroni sjelljne tuaj!

Të gjithë prindërit janë të shqetësuar për mënyrën se si duhet ti ushqejnë fëmijët e tyre.

Përveç faktit që sot cilësia e ushqimeve që konsumojmë lë për të dëshiruar, problem është edhe vetë fëmija që në të shumtën e rasteve bën teka ndaj ushqimit.

Por nga ana tjetër ka fëmijë që kërkojnë të hanë shumë, apo të tjerë që duan vetëm një ushqim të caktuar, apo që më keq akoma, nuk i pëlqejnë frutat dhe perimet që konsiderohen ushqimet më të mira për rritjen e tyre.

Psikologët këshillojnë se e para gjë që duhet të kuptojmë si për fëmijët dhe për vetë ne të rriurit është çështja që ne nuk duhet të hamë vetëm se na merr uria, por duhet të dimë dhe çfarë hamë dhe kur duhet të hamë, pra të ngrënit apo tavolina ka rregulla, dhe ne të rriturit jemi model i fëmijëve në këtë aspket.

Për shembull nëse prindërit kur ulen në tavolinë e mbushin pjatën plot; nëse hanë pa orar; nëse konsumojnë ushqim para televizorit, nëse nuk hanë fruta dhe perime, edhe të vegjlit do bëjnë ashtu.

Nga ana tjetër ka edhe një grup fëmijësh që bëjnë të kundërtën e asj që iu kërkojnë prindërit, ndaj duhet të kemi parasysh që nuk duhet tu bëjmë presion apo t’ua japim me zor ushqimin, por duhet të gjejmë mënyra që t’ua mbushim mendjen se ky ushqim është i mirë.

Nuk duhet ti detyrojmë fëmijët të rrinë në tavolinë dhe të presin të mbarojnë të gjithë të tjerët, lëreni fëmijën të çohet nga tavolina nëse është ngopur, edhe nëse nuk e mbaron pjatën mos e detyroni ta mbaroj, sepse ai ushqim nuk do i pëlqejë kur ta gatuani herën tjetër.

Pra çelësi i suksestit është që ne prindërit duhet të ndërtojmë disa rregulla që i bëjnë mirë fëmijës dhe ne gjithashtu:

-Të krijojmë një klimë harmonie në tavolinë në mënyrë që fëmijët të ulen me dëshirë

– Nuk duhet ta përdorim ushqimin si një metodë për ti qortuar apo dënuar fëmijët tanë, ndryshe ata do kenë frikë të ulen për të ngrënë

-Mos ti detyrojmë fëmijët të mbarojnë të gjithë pjatën. Është më mirë t’u hedhim pak ushqim në pjatë dhe nëse ata do duan të hanë akoma, do kërkojnë vetë

-Të eksperimentojmë me ushqimin, në kuptimin që të përdorim ngjyra apo forma të tilla gjatë gatimit, që ti tërheqim fëmijët të hanë ushqimin

– Të gatuajmë gjëra të reja, jo të njëjtat gjëra për mëngjes apo vaktet e tjera

-Mos ti etiketojmë fëmijët me epitete të tilla si ‘je bërë kockë e lëkurë’, apo të tjera të kësaj natyre

– Të përpiqemi t’u japim fëmijëve ushqime të gatuara në shtëpi, edhe kur shkojnë në shkollë.

-Të shmangim ushqimet e tilla si çokollata, patatina etj.

Nëse fëmija këmbëgul për të tilla ushqime, atëherë është më mirë që ta marrim me vete në kuzhinë dhe të gatuajmë bashkë me të.

Të skuqim patate shtëpie, të bëjmë një tortë apo kek në shtëpi. Është e sigurt që nëse fëmija merr pjesë në gatim do të dojë ta haj atë që ka ‘gatuar’ vetë.

Përtej gjithçkaje që thamë më lart; të ndërtosh një marrëdhënie të mirë me ushqimin që në fëmijëri është shumë e rëndësishme mbi të gjitha për të parandaluar sëmundje apo patologji të tilla si anoreksia apo obeziteti kur të rritemi. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë