Sipas raportimit të medieve, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës.
Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2.Sulm seksual. Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm.