Tajlanda ka miratuar vaksinën “Sinovac BioNtech COVID-19” për përdorim urgjent, duke i hapur rrugë vendit për të marrë dërgesën e parë të vaksinës prej 200.000 dozash nga firma kineze biofarmaceutike.
Autorizimi për vaksinën “Sinovac”, do të jetë i vlefshëm për një vit, sipas letrës së miratimit të FAD-së që Anutini postoi në faqen e tij në Facebook, raporton shine.
Kryeministri Prayut Chan-o-cha do të shkojë në aeroport për të vëzhguar shpërndarjen e vaksinës kineze, tha një zyrtar qeveritar, i cili kërkoi të mbetej anonim.
Prayuti tha të hënën se ai mund të jetë ndër njerëzit e parë në vend që vaksinohet me vaksinën “Sinovac”.