Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kumbullat e thara janë plot vitamina

Kumbullat janë ndër frutat më të shëndetshme. Ato përmbajnë një sasi të madhe uji dhe vitaminash. Mes këtyre të fundit mund të përmendim vitaminën A, B1, B2 dhe C. Por kumbullat njihen gjerësisht edhe për efektin e tyre laksativ.

Ato kryejnë një aktivitet rregullues në stomak, duke ndihmuar në tretje dhe duke lehtësuar jashtëqitjen. Krahas kumbullës të sapo këputur nga pema është edhe kumbulla e thatë apo siç e quajmë ndryshe oshafe.

Kumbullat e thata jo vetëm që mbrojnë trurin nga radikalet e lira, por gjithashtu ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, si sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Kumbullat e thata përmbajnë substancën e quajtur thartirë neoklorogjenike dhe klorogjenike. Studimet e shumta kanë treguar se këta fito-nutricientë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të qelizave, sidomos kur flitet për oksidimin e dhjamit në organizëm.

Meqë të gjitha membranat e qelizave tona, përbëhen nga yndyrat, atëherë dobia e kumbullave të thara është e shumëfishtë. Këto fruta të thara parandalojnë edhe diabetin e tipit II, ulin kolesterolin dhe parandalojnë mbipeshën.

Youtube

Arkiva

Kategoritë