Teuta Pozhegu
Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)
Ftoni është frutë i fillimit të vjeshtës, i trevave dhe klimës sonë.
A e keni ditur se ftoni ka veti shumë të rëndësishme për gratë shtatëzëna, dhe ndihmon në elasticitet të muskujve?
Përmban vitaminë C dhe magnez gjë që ndihmon në rritjen e imunitetit.
Te bebet 6 muajsh mund të jepet i zier apo i pjekur por asesi i pa gatuar sepse është i vështirë në kapërdierje edhe nga të rriturit.
Mund të zihet në avull, mund edhe të pjekët në furrë, gjithashtu mund të zihet në ujë, e pastaj ujin ta përdorim pastaj për të zier drithërat për bebushin.
Ftoni nuk është alergjenë e fortë sido çoftë mund të shkaktojë një të tillë andaj mos harroni:
Jepet 3 ditë i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik.
Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumoj është prej 30-80 gramë dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet po ashtu në udhëzuesin e OBSh’së te principeve të ushqyerit me ushqim të ngurtë te bebet.
Pas çdo racioni fëmijës duhet ti ofrohet ujë, dhe sasia që një bebe mund të pijë mund të varioj nga 10 ml deri në 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit
Prodhimet vendore është shumë e rëndësishme të fuqizohen në konsum sepse janë të pa trajtuara dhe janë të pranueshme me çmim për buxhet familjar.
Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijës suaj ju lutem drejtohuni pediatrit të fëmijës suaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .