Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Kush lexon libra jeton më gjatë!

Nuk thonë kot që libri është miku më i mirë!

Sipas një studimi të fundit njerëzit të cilët lexojnë libra jetojnë më gjatë se ata që nuk lexojnë. Hulumtuesit e Universitetit amerikan Yale kanë studiuar shprehitë e leximit të 3.635 pjesëmarrësve më të vjetër se 50 vjeç.

Të intervistuarit janë ndarë në tri grupe – në ata të cilët nuk lexojnë, në ata të cilët lexojmë më pak se 3,5 orë në javë dhe në ata të cilët lexojnë më shumë se 3,5 orë në javë.

Hulumtuesit kanë ndjekur çdo grup përgjatë 12 vjetëve. Njerëzit të cilët kanë lexuar më shumë kanë qenë femrat e arsimuara me të ardhura të larta.

Gjatë hulumtimit është konstatuar se si të dy grupet e lexuesve kanë jetuar më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar libra.

Personat të cilët kanë lexuar më shumë se 3,5 orë në javë, kanë jetuar plot 23 muaj më gjatë se njerëzit të cilët nuk kanë lexuar fare.

Ajo jetë e zgjatur është vërejtur te të gjithë të intervistuarit, pa marrë parasysh faktorët e gjendjes së tyre pasurore, arsimore dhe shëndetësore.

Prandaj, hulumtuesit kanë nxjerrë përfundimin që jetëgjatësia është e mundshme të zgjatet me aktivitetin e thjeshtë siç është leximi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë