66 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 11 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
51 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë në respiratorë.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar dy persona gjatë një dite.
Ndërkohë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer tri lindje. /familjajone