Ushtruesi i detyres si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, viziton stacionin policor Jugu në Prishtinë. Ai u takua me zyrtarë policorë dhe me policin e plagosur gjatë mëngjesit të sotëm në Veternik.
Gjatë kësaj vizite, Mehmeti përgëzoi policët për reagimin e shpejtë ndaj kësaj ngjarjeje, kurse policit të lënduar i uroi shërim të shpejtë.
Po ashtu, Mehmeti vizitoi edhe vendin e ndodhjes së incidentit.












