Mar, Tet 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Britanikja 90-vjeçe e cila mori vaksinën kundër COVID-19, lirohet nga spitali: Po ndihem shumë mirë

Margaret Kennan, britanikja 90-vjeçe që është personi i parë në botë që mori vaksinën Pfizer kundër koronavirusit, ka thënë se po ndihet mirë pasi që sot është liruar nga spitali, shkruan Reuters.

Pasi kishte marrë vaksinën, ajo për një kohë të shkurtër ishte mbajtur në spital për shkak të kontrolleve në zemër.

Ajo ka theksuar se në ditën kur është vaksinuar ka qenë shumë e rëndësishme për të, ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë në botë duke bërë apel qytetarëve që të lajmrohen për vaksinën kundër COVID-19.

“Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen”, ka shtuar Keenan.

Ajo ka lindur në Irlandën e Veriut dhe ka marrë vaksinën e Pfizer kundër koronavirusit në një spital lokal në pjesën qendrore të Anglisë, vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 91-të.

Britania e Madhe është shteti i parë perëndimor që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer kundër COVID-19, që konsiderohet si një nga vendet që është goditur më së shumti nga pandemia, me më shumë se 61 mijë të vdekur./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë