Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Këpucët e gabuara pengojnë shëndetin e fëmijës

Mbathja e një palë këpucëve të njejta për çdo ditë,  kërcënon shëndetin e këmbëve të fëmijëve. Specialistë të Ortopedisë dhe Traumatologjisë thonë se fëmijët që vijojnë shkollën duhet të kenë së paku dy palë këpucë për ndërrim.

Për faktin se fëmijët shkollarë qëndrojnë me orë të tëra në këmbë, duhet pasur shumë kujdes me të mbathurat e tyre. “Fëmija që shkon në shkollë duhet të ketë minimum 2 palë këpucë në mënyrë që këpucët të mos deformohen, dhe humbasin formën e tyre anatomike”, thonë ortopedët.

Kur këpuca humbet formën e saj anatomike dhe ajo deformohet, ajo automatikisht ndikon edhe në pikat qendrore të këmbës dhe nw deformimin e shputës së fëmijës, gjë që pengon kështu ekuilibrin e gjithë trupit duke shkaktuar edhe probleme të disut të fëmijës.

Madje, mbathja e një palë këpucëëve të vetme për çdo ditë, e pamundëson ajrosjen e tyre dhe mundëson kësgtu zhvillimin e këpurdhave dhe baktereve të tjera brenda këpucëve e që rrjedhimisht ndikon edhe rritjen e numrit të infeksioneve të mundshme tek fëmijët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë