Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Recetë për largimin e strijave

Shumë persona kanë strija përreth kofsheve, e kjo gjë ndodh kur një person shton dhe humbet peshë shpejtë, kur muskujt rriten apo shpesh strijat mund të lidhen edhe me ndonjë sëmundje të mëhershme.

Nga strijat nuk ka asnjë rrezik shëndetësor dhe deri më tani nuk ka ndonjë medikament që i largon ato menjëherë. Ndonëse nuk paraqesin problem sa i përket shëndetit, shumë persona nuk i pëlqejnë ato për shkaqe estetike.

Për të mos hargjuar para për krema të shtrenjtë, ju mund t’i bëni më pak të dukshme strijat duke përdorur produkte që i keni në shtëpi.

Në një gotë, hidhni vaj kokosi dhe aty shtoni pak lëng limoni. Merrni atë përbërës dhe aplikoni në strija – përsëritni këtë gjë disa herë në javë për 8 deri në 10 minuta. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë