Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Vdes nga koronavirusi mjeku i njohur Gëzim Berisha

Mjeku i njohur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, DR. Gëzim Berisha, nuk ka arritur ta fitojë betejën e tij me COVID-19. Berisha vdiq gjatë paraditës së sotme në një moshë relativisht të re.

Lajmin për vdekjen e mjekut e ka bërë të ditur deputeti Ali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Të trishtuar nga vdekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve. Erdhe nga Shqipëria në rrethana të jashtëzakonshme me perpjekje mbinjerëzore që të na ndihmoje në sherim të të plagosurve në luftë. Ishe veteran i vërtetë i UÇK-së.

Me profesionin e doktorit, si specialist i pediatrisë ishe në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19. Kjo sëmundje të mori edhe ty Dr. Gëzim.

Gjithmonë do të kujtohen veprat tua në shërbim të popullit dhe vendit.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Dr. Gëzim!”, ka shkruar Berisha

Youtube

Arkiva

Kategoritë