Një rrahje ka ndodhur në komunën e Klinës, me c’rast një person ka marrë lëndime trupore.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zllakuqan, të mërkurën rreth orës 20:02.
Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje. Viktimës mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.













