Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë vaksina kundër COVID-19, do të jenë falas për qytetarët

Tanimë kur ShBA janë afër gjetjes së një vaksine që ka efekt të tërësishëm mbi COVID-19, njerëzit janë të interesuar se a do të sigurohen menjëherë këto vaksina për qytetarët dhe sa është cmimi i tyre.

E një përgjigje të mirë për këtë na jep Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në një intervistë me Telegrafin.

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se do të sigurohen diku rreth 1.2 milionë vaksina ndaj COVID-19 dhe të gjitha do të jenë falas për qytetarët e Kosovës.

“Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e MSh.

Ministria po ashtu e bën me dije se Aleanca Gavi COVMAX dhe AMC e ka listuar Kosovën te shtetet që do t’i marrin 20 për qind të vaksinave kundër COVID-19 falas, kurse të tjerat do t’i blejnë.

Kujtojmë, kompania amerikane, Moderna, njoftoi se vaksina e tyre ka efektivitet 95 % ndaj COVID-19, për dallim nga Pfizer që kishte pesë për qind më pak.

Të dyja vaksinat janë në fazat e fundit të testimit dhe priten të lëshohen shumë shpejt në treg. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë