Një rojë është sulmuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me c’rast personi sulmues është arrestuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në orën 07:40.
Viktima e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe është ndaluar në tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /familjajone