Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona në fshatin Strellc të Decanit, pasi janë gjetur duke u rrahur mes vete.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.
Për rastin është njoftuar prokuroria, ku së bashku me hetuesit janë duke punuar në zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të ngjarjes.












