Gjatë 24 orëve të fundit, 197 persona janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe 48 të tjerë janë shëruar.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga 1 mijë e 18 mostra të marra nga ShSKUK, 197 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Më së shumti raste vazhdojnë të mbesin në Prishtinë, me 92 raste pozitive vetëm gjatë 24 orëve të fundit
IKSHPK-ja njofton që numri i rasteve active me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 2 mijë e 478.












