Edhe këtë shtunë “Familja jonë” do të jetë mysafire në shtëpitë tona me tema interesante dhe të ftuar të veçantë, më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.
Në pjesën e parë të emisionit do të jetë i ftuar infektologu Izet Sadiku me të cilin do të diskutohet në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe sfidat që pritet t’i kalojmë në të ardhmën me pandeminë. Si çdo javë, edhe këtë herë nuk do të mungojë as gazetari Shëndrit Lumi, i cili do të prezentojë studime të ndryshme nga bota në lidhje me temën në fjalë.
Në pjesën e dytë do të jetë nutricionistja Vala Popovci, ku, ndër të tjera, do të flasë për llojërat e çajërave të dobishëm dhe efikasë për rritjen e imunitetit.
Normalisht pjesë e emisionit të së shtunës do të jenë edhe dy rubrikat tjera të përjavshme “Erida&Dini me mamin” dhe këndi i kuzhinës, me çka do i japin më shumë ngjyrë dhe gjallëri emisionit.
Për këto dhe plot detaje tjera interesante, na ndiqni të shtunën më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.