Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A e dini sa të rrezikshme janë kimikatet në rrobat tuaja?

Në vitin 2019, dy kompani H&M dhe IKEA vendosën të testojnë mbetjet e tekstilit, të mbledhura në Evropë, para dhe pas konsumimit të tyre.

Ky studim i përbashkët zbuloi se 8.7% e mostrave përmbajnë gjurmë të kromit, i cili është një material i rëndë kancerogjen që mund të shkaktojë skuqje në lëkurë. Gjithashtu në 27% të këtyre mostrave pas konsumimit u zbulua dhe një kimikat, i quajtur etiksilate alkifenol, që ndikon deri tek hormonet tuaja.

Këto rezultate nuk ishin befasuese për këdo që punon në fushën e modës dhe veshjeve. Nike ka vlerësuar se ka më shumë 3 mijë kimikate të përdorura në prodhimin e veshjeve. Ky nuk është studimi i parë që është bërë.

Një tjetër studim është bërë në vitin 2011 nga “GreenPeace”, që u bëri thirrje markave të mëdha për ndotjen që dilte nga fabrikat e veshjeve në Kinë. U krijua një listë e kimikateve toksike që markat duhet të hiqnin dorë nga përdorimi. Në një tjetër studim të bërë në 2020-ën, një lajm i mirë është që gjysma e 250 markave më të mëdha globale janë zotuar të eliminojnë kimikatet e rrezikshme.

Çfarë mund të bëni për të detoksifikuar dollapin tuaj?

Krahasuar me gjërat e tjera ku ne jemi të ekspozuar ndaj kimikateve të rrezikshme, ekspertët thonë se veshjet mund të jenë një shqetësim i vogël. Por mbetet një aspekt që ju duhet ta mbani nën kontroll.

Për të zvogëluar ngarkesën kimike, këtu janë disa hapa të rekomanduara nga ekspertët:

Përqendrohuni në markë, jo në material

Shumë prej nesh përpiqemi të shmangim materialet sintetike dhe shkojmë drejt atyre që janë pambuk. Një fakt është që gjatë studimit të bërë në 2019-ën shumica e rrobave të marra në testim ishin prej pambuku dhe ato rezultuan me përqindje të lartë të kimikateve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë