Këtu dy terminologji mjekësore ka të ngjarë të keqkuptohen shpesh dhe të merren si e njëjta gjë. Mirëpo, jo. Ka dallime thelbësore në mes të një ataku kardiak dhe arresti kardiak. Anipse të dyja shkaktohen në organin e zemrës, simptomat dhe mënyra e paraqitjes së tyre dallon shumë.
Dallimi në mes të dyjave qëndron se ataku kardiak është problem i qarkullimit të gjakut, ndërsa arresti kardiak është problem elektrik. Te problemi i parë, gjaku që qarkullon fizikisht nëpër zemër në kushte normale, bllokohet si pasojë e ndonjë arterie të ngushtë ose të bllokuar. Kurse te rasti i dytë ndodh një keqfunksionim i cili bën që zemra të mos rrahë fare.
Përveçqë dallojnë në manifestimin e tyre, këto dy probleme të zemrës kanë edhe simptoma të ndryshme.
Arresti kardiak shkakton ndaljen e menjëhershme të pulsit dhe mund të jetë fatale për çështje minutash, për dallim nga ataku kardiak i cili nuk është aq menjëhershëm në reagim. Ai së pari na bën të kemi dhimbje gjoksi dhe shkurtim të frymëmarrjes. /familjajone
Sigurisht se të dyja këto problem janë vdekjeprurëse, por ataku kardiak mund të zgjasë më shumë, ndoshta edhe me orë. /familjajone












