Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Sa do të zgjasë pandemia? Ky është paralajmërimi i OBSh

Që prej shfaqjes së saj në fillim të këtij viti, pandemia ka krijuar shumë dëme, si në shëndet ashtu edhe në sferat e tjera të jetës.

Tashmë kur kaluan më shumë se tetë muaj që prej paraqitjes, ende nuk ka ndonjë mendim të sigurt se kur do të përfundojë. Madje, ka zëra se mund të zgjasë shumë më shumë sesa e kemi paramenduar.

Një deklaratë të tillë e dha pikërisht OBSh pak kohë më parë, ku u shpreh totalisht e pasigurt rreth përfundimit të pandemisë.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Dr. Michael Ryan, nuk e pa me nuancë optimiste fundin e COVID-19. Sipas tij, virusi mund edhe të mos hiqet asnjëherë.

“Ne e kemi të pranishëm një virus i cili po i sulmon njerëzit për herë të parë, andaj është e vështirë që të parashikohet se kur do të përfundojë”, thekson ai në një konferencë për shtyp, transmeton uebsajti Health.

“Është mirë ta kuptojmë se ky virus erdhi sikurse epidemitë tjera, andaj ka mundësi që të mos largohet fare”, shtoi Ryan.

Ryan, ndër të tjera, nënvizoi që askush nuk mund ta dijë datën e fundit të koronavirusit. Sipas tij, ne duhet të mësohemi të jetojmë me të, të pakten edhe për disa kohë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë