Pothuajse secilit nga ne na ka ndodhur të paramendojmë procesin e vdekjes, të cilin në shumicën e rasteve e kemi marrë si dicka aspak të këndshme dhe të frikshme.
Arsyjet lidhur me frikën ndaj vdekjes, sipas psikologëve, lidhen me atë se nuk kemi nga t’i shpëtojmë asaj. Duke mos e ditur se cka na vjen në të ardhmën dhe duke mos e njohur procesin e vdekjes, jemi të prirur të mendojmë gjithnjë jo logjikisht në këtë rrafsh.
Kjo frikë interpretohet në mënyra të ndryshme. Shkaqet tmerrimit ndaj vdekjes, psikologët e ndryshëm i shohin ndryshe. Për shembull psikoanalisti Sigmund Frojd shprehet se ne nuk kemi frikë nga vdekja në parim, por cdo parehati kur mendojmë për të buron nga ndonjë traumë që mund ta kemi pasur në fëmijëri.
Ndryshe nga Frojd, psikologu Ernst Becker mendon se ankthi ndaj vdekjes vjen natyrshëm për të gjithë. Pra, vetë mendimi se do ta hasim herët a vonë na bën të ndihemi të pasigurt për të ardhmen.
Studimet e bëra lidhur me frikën ndaj vdekjes vunë në pah se niveli i arsimimit të njeriut ndikon shumë në zvogëlimin e ankthit të vdekjes, ndërsa besimet fetare nuk dolën se kanë ndonjë ndikim në reduktimin e kësaj frike.
Sa i përket asaj se cilët persona i frikësohen vdekjes më shumë, u zbulua se gratë janë më të prekura në këtë pikë, për dallim nga burrat që e menaxhojnë më mirë frikën. /familjajone