Shkruan: Xheladin Ujkani, Dentist i Fëmijëve
Edukimi më i mirë i fëmijëve për shëndetin e kujdesin ndaj dhëmbëve mund të bëhet përmes këngëve, poezive, tregimeve, shfaqjeve, vizatimeve, modeleve, maskotave, dentistëve, por edhe prej vetë fëmijëve. Gjithësesi, kjo mund të bëhet edhe në shtëpi nga prindërit, por edhe në institucione parashkollore e fillore.
Kur jemi tek këngët, kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, vazhdon të mbetet shumë e dashur dhe e kërkuar nga fëmijët. Përmes saj, prindërit shumë leht mund ti edukojnë fëmijët e tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimin nga ushqimet që përmbajnë shumë krip e sheqer e pijet e gazuara e t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, por edhe ta bëjnë përgatitjen me kohë për vizita tek dentistët dhe krijimin e raporteve miqësore në mes tyre.
Pjesa e tekstit në vazhdim : Edhe pse i vogël dukem, mos më injoroni, Me ëmbëlsira, çokollata, shpesh mos më mbuloni, Kur ju më lani mirë, oh sa më gëzoni, E kur qumësht pini shpesh, mua më forconi, Më forconi, zbukuroni, më të shëndoshë më bëni dhe pjesa tjetër : I bardhë si dëborë jam, furçën e pastën shokë i kam, Mëngjesin me ta e filloj, gjatë ditës prap i takojë, Por në mbrëmje nuk harroj, para gjumit i përqafoj, është marrë nga poezitë e shkruara nga Maliqe Mulolli Jahmurataj.
Linku i Këngës Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur – https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c
Ndërsa pjesa tjetër kushtuar dentistit : Mantel bardhë, mjek i mirë, i pret fëmijët musafirë, Te dentisti ata kur shkojnë, dhëmbët e tyre i shërojnë, Të kontrollon fare pa pritur, t’i shëron dhëmbët e prishur, Fjalë ëmbël, dorë lehtë, shëron dhëmbin me të shpejtë, Për fëmijët kurrë s’harron, dhuratë në fund u dhuron, është marrë nga poezitë e shkruara nga Abdurrahman Llumnica.
Kjo këngë e ideuar nga dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli Jahmurataj e Abdurrahman Llumnica, e kënduar nga Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi, Art Sadiku, me muzikë dhe realizim profesional nga Rona Nishliu e Samer Agolli, në njërën apo formën tjetër, ka depërtuar në shumë familje e në institucione parashkollore e fillore, duke arsyetuar kështu qëllimin për të cilin edhe është realizuar.












