Në emisionin “Familja jone” u diskutua për rolin e infermierëve gjatë pandemisë COVID-19 dhe punën e tyre në luftën ndaj këtij virusi.
Arta Sejdiu Kryeinfermiere në Klinikën e Pulmologjisë dhe Magbule Elezi Kryetare e Shoqatës së Mamive të Kosovës e përshkruajnë periudhën e COVID-19 si një periudhë mjaftë të vështirë, pasi që ka qenë e rëndë edhe për pacient të cilët kanë kërkuar shërbime por edhe për mjekët të cilët kanë ofruar shërbime.
“Ka qenë një periudhë mjaft e vështirë si për ne që kemi ofruar shërbime, si për pacientët të cilët kanë kërkuar shërbime, ne kemi ofruar shërbime cilësore ashtu siç i takon një infermiere edhe jashtë orarit të punës” tha Arta Sejdiu në emisonin Familja jonë.
Magbule Elezi gjatë periudhës së pandemisë ka shërbyer si infermiere në qendrën intensive qendrore ajo thotë se ka qenë një ndryshim komplet tjetër për të, për dallim nga puna e mamisë.
“Ka qenë një ndryshim komplet ndryshe nga ajo që unë ushtroj në përditshmëri. Mirëpo, të them të drejtën, kur më kanë kërkuar të kaloj në pjesën e kujdesit të intensives qendrore ka qenë një emocion pozitiv, por edhe negativ në të njejtën kohë, sepse nuk e kam ditur se sa kemi për të ofruar shërbime edhe mbështetje për pacientët. Ka qenë situatë në të cilën ne nuk kemi pasur shumë njohuri si personel shëndetësor se çka do të ndodh lidhur me situatën COVID-19” tha Magbule Elezi.
“Dallimi i tingujve të porsalindurëve me tingujt e respiratorëve është një ndjenjë e mërzitshme për shkak se te të porsalindurit ka lot gëzimi” shprehet tutje mamia Elezi.
Sa i përket orarit të stafit mjekësor, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, thuhet se ka qenë i përshtatshëm për të plotësuar nevojat e pacientëve, sepse stafi shëndetësor ka punuar edhe jashtë orarit për të përfunduar punën në mënyrën e duhur.
Për më shumë klikoni likun më poshtë: