Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Puthja në buzë me fëmijët, rrezik për shëndetin e tyre

Debati për puthjet në buzë me fëmijët vazhdon.

Krahas anës psikologjike e edukative, ne ju sjellim një studim që e kundërshton këtë veprim për shkak të shëndetit oral të fëmijëve.  

Një dentist këshillon prindërit që të mos i puthin fëmijët në buzë, sidomos para se t’i dalin dhëmbët foshnjës, pasi mund të përhapin një bakter të dëmshëm tek vogëlushët e tyre.

Dhëmbët e foshnjave janë sidomos më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, duke qenë se nuk fortësinë e duhur për të përballuar efektet dëmtuese të baktereve.

“Dhëmbët e foshnjave kanë lloje të ndryshme smalti dhe dentine me dhëmbët e të rriturve”, shpjegon për The Independent mjeku stomatolog Richard Marques.

“Smalti është më i hollë tel dhëmbët e bebeve. Nuk është aq i fortë sa smalti tek dhëmbët e të rriturve, prandaj dëmtohet më shpejt”.

Kalimi i pështymës gjithashtu mes individëve mund të rrisë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve. Gjithsesi prindërit duhet të jenë sidomos më të kujdesshëm me fëmijët e tyre.

“Kalimi i pështymës nga prindi tek fëmija është rrezik pasi mund të përhapë bakteret nga të rriturit tek fëmijët”, thotë dr. Maruqes.

“Ky bakter mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve të bebeve. Mund të prekë edhe indet e buta dhe mishrat e dhëmbëve para se të zhvillohen dhëmbët e bebes”.

Janë një sërë gjendjesh shëndetësore që mund të përhapen nga kontakti gojë me gojë, si ftohja ose gripi, herpesi etj.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë