Jeni të fiksuar pas pastërtisë në shtëpi dhe doni që fëmijën tuaj ta rritni në një ambient steril? Në këtë formë ju më shumë rrezikoni jetën e fëmijës tuaj se sa e mbroni atë!
Stili modern i jetës pa baktere, pasuar nga infeksionet me kalimin e moshës, mund të bëhen shkak për zhvillimin e leukemisë, sugjeron një studim i ri.
Studimi, i publikuar në revistën “Nature Reviews Cancer”, ka zbuluar se leukemia akute limfoblastike, lloji më i përhapur i kancerit gjatë fëmijërisë, shkaktohet nga një proces dy-fazash.
Hapi i parë është mutacioni gjenetik para lindjes, që përcakton rrezikun e zhvillimit të kësaj forme të leucemisë tek fëmija.
Hapi i dytë është ekspozimi ndaj infeksioneve të caktuara me kalimin e moshës, pas kalimit të fëmijërisë në sterilitet të plotë
Më specifikisht, fëmijët që rriten në pastërti të plotë gjatë vitit të parë dhe ndërveprojnë më pak me fëmijët e tjerë, janë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë leucemia akute limfoblastike.
Profesori Mel Greaves, nga Instituti i Hulumtimit të Kancerit, sugjeron se ky lloj kanceri mund të parandalohet.
“Ky studim është fryt i disa dekadave punë kërkimore dhe jep një shpjegim më të qartë se si zhvillohet kjo formë e leucemisë në fëmijëri”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp.
“Studimi sugjeron se ky lloj kanceri ka një shkak të qartë biologjik dhe nxitet nga një sërë infeksionesh tek fëmijët sistemi imunitar i të cilëve nuk është formuar si duhet”.