Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mrekulli në SHBA – Pas një operacioni 11 orësh, mjekët arrijnë të ndajnë binjaket e ngjitura

Një lajm i mirë vjen nga SHBA-ja. Mjekët në Universitetin e Miçiganit arritën të ndajnë motrat binjake njëvjeçare të lindura të bashkuara me njëra-tjetrën, vetëm 14 muaj pasi kishin lindur.

Sarabeth dhe Amelia kishin të veçuara krahët, këmbët dhe zemrën, ndërsa mëlçitë e tyre ishin të lidhura. Operacioni zgjati plot 11 orë dhe fatmirësisht u arrit me sukses. Vajzat arritën të veçohen dhe të kthehen në shtëpinë e tyre.

“Unë jam baba i binjakëve dhe e di se binjakët janë shumë të afërt. Sarabeth dhe Amelia gjithmonë do të kenë një lidhje të vërtet unike dhe mendoj se e ardhmja është e ndritur për të dyja. Për të gjithë ishte një moment shumë emocional dhe i jashtëzakonshëm ”, u shpreh Dr. George Mychaliska, mjeku që drejtoi operacionin për ndarjen e vajzave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë