Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të bartet COVID-19 përmes mushkonjave?

Tashmë kur sezoni i mushkonjave është i pranishëm te ne dhe kur dihet që jo rrallë herë ky lloj insekti ka qenë bartës i infeksioneve të ndryshme, shtrohet pyetja nëse ato mund të jenë shpërndarëse të koronavirusit.

Përgjigjja definitive mungon ende. Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), ende nuk ka të dhëna se ky virus mund të transmetohet nga ndonjë insekt. Që një mushkonjë të jetë shpërndarëse e virusit, ajo duhet ta bartë atë (virusin) në gjak, pasi që ushqehet me gjakun e njerëzve. Së këndejmi, ngritet një tjetër çështje me rëndësi: A mund ta mbajë dhe më pas ta shpërndajë mushkonja virusin nga gjaku i saj?

Sipas disa ekspertëve shëndetësorë, kjo mënyrë bartjeje është pak e mundshme sepse koronavirusi është sëmundje respiratore, që si e tillë sulmon vetëm përmes organeve të frymëmarrjes. Spërkalat dhe tështimat janë format më të shpeshta që virusi manifestohet nga një person te tjetri.

“SARS Cov2 është sëmundje respiratore e cila më së shpeshti sulmon mushkëritë dhe shumë rrallë kalon në gjak”, shprehet Emily Gallichiotte, mikrobiologe për uebsajtin shëndetësor Health.

Për një pjesë të madhe të stafit shëndetësor botëror, kjo mënyrë infeksioni konsiderohet si rrugë shumë komplekse, por jo e pamundur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë