Në Spitalin e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre persona.
Sipas njoftimit të këtij spitali numri i pacientëve pozitiv me COVID-19, është 66.
“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjitha të gjinisë femërore.
213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,331 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 142 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 102 Rëntgena, 27 EHO dhe 13 CT-ja.”, shkruhet në njoftim.