Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Bajraktari “Maskat dhe COVID-19, studimi më i fundit”

Shkruar nga Dr. Gani Bajraktari

MASKAT dhe COVID-19

Nje studim i rendesishem i publikuar kete muaj ne JAMMA, ka treguar se BARTJA UNIVERSALE E MASKAVE tek punetoret shendetesor ka ulur shkallen e infeksionit tek keta punetor.

Ky studim sygjeron se MASKAT duhet te perdoren edhe ne raste tjera, kur mbajtja e distances eshte e pamundur (meqe nuk ka studime per popullate te pergjithshme).

Ne njohurine time NUK KA ASNJE STUDIM qe sygjeron parandalimin e infeksionit nese bartim maska aty ku mbajtja e distances eshte e mundur.

CIlat jane mesazhet e ketij studimi?

1. Aty ku nuk mund te mbahet distance nga personi (personat) qe do te kontaktojme VENJA E MASKES ndihmon ne parandalimin e perhapjes se infeksionit me corona virus,
2. Punetoret shendetesor e kane ME SE VESHTIRI te punojne ne kete kohe Pandemie, sepse duhet te jene tere kohen me maska, sepse gjithemone kane dike afer (nuk mund te punojne ne disatance),
3. Nuk ka asnje evidence shkencore se bartja e maskes ne vende publike ndihmon ne parandalimin e perhapjes se infeksionit.

Cilat jane mesazhet per Qeverine?

1. Te forcoje masat e bartjes se maskes ne ato vende ku nuk mund te mbahet distanca (te penalizoje te gjthe ata qe shkelin kete rregull),
2. Te shqyrtoje heqjen e vedimit per bartjen e obliguar te maskes ne vendet e hapura publike, kur njeriu ka mundesi qe te krijoje distance me te madhe se 1.5m ose nuk qendron por eshte duke ecur (Bartja obligative tere diten e njerezve neper rruge dhe vende publike, mund te jete kontraproduktive).

Cili eshte mesazhi i pergjithshem?

EDUKIMI I DREJTE I POPULLATES PER MBROJTJE ANTI-COVID eshte celesi i suksesit.

https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2768533

https://www.reuters.com/…/us-health-coronavirus-netherlands…

Youtube

Arkiva

Kategoritë