Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ilaçi i shpresës/ SHBA bleu 500 mijë kura, BE “nxiton” për të siguruar doza Remdesivir-i

Bashkimi Evropian pritet të miratojë përdorimin e ilaçit antiviral Remdesivir për trajtimin e pacientëve me Covid-19, mbi moshën 12 vjeç.

Ndërkohë, zyrtarët në Bruksel kanë filluar negociatat me Gilead Sciences për të siguruar dozat e ilaçit për vendet anëtare të bllokut. Lëvizja vjen pasi Departamenti Amerikan i Shëndetësisë tha se kishte blerë mbi 500 mijë kura që përbënin 100 përqind të prodhimit të Gilead për korrikun dhe 90 përqind për gushtin dhe shtatorin. Ekspertët dhe aktivistët e dënuan lëvizjen duke thënë se kjo do të dëmtonte përpjekjet e vendeve të tjera të botës për të siguruar dozat e ilaçit antiviral.

Komisioni i BE-Së tha se ka ndjekur nga afër zhvillimet në SHBA dhe se është po ashtu në bisedime me Gilead për kapacitetet e tij prodhuese. Komisionerja Stela Kiriakides ka marrë pjesë në disa seanca diskutimi me prodhuesin Gilead, tha një zëdhënës. Komisioni po ashtu është në negociata me Gilead për të rezervuar dozat e Remdesivirit për vendet anëtare. SHBA shkaktoi jo pak zemërim të mërkurën, kur efektivisht bllokoi të gjithë furnizimet e botës me Remdesivir që prodhohet ekskluzivisht nga Gilead. Remdesivir është një ilaç antiviral eksperimental i krijuar dhe prodhuar nga Gilead në 2009-ën. Ai u krijua fillimisht për të trajtuar hepatitin C, por rezultoi jo efikas.

Që atëherë është përdorur për të trajtuar Ebolën, por nuk ka funksionuar as ndaj saj. Pavarësisht kësaj, Remdesiviri më pas tregoi rezultate premtuese në luftimin e Sarsit dhe Mersit, sëmundje këto të shkaktuara nga koronaviruse, dhe studimet tek kafshët kanë treguar se ai redukton kohën e shërimit tek pacientët në gjendje serioze. Kostoja e Remdesivirit është rreth 3200 dollarë për trajtim me gjashtë dozash, sipas qeverisë amerikane.

Youtube

Arkiva

Kategoritë