Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermierja e hekurt: Sfidoi kancerin, por vazhdon të kujdeset për pacientët me Covid-19

Shumica nga ne e njohin si infermierja e cila ia pati ofruar rrogën e saj ish-kryeministrit.

E tash, kur e gjithë bota po përballet me pandeminë vdekjeprurëse, ajo gjendet në krye të detyrës, duke luftuar pikërisht këtë virus që po merr jetë njerëzish.

Bëhet fjalë për kryeinfermieren e Pulmologjisë, Arta Sejdiun.

Por historia e saj është më e ndjeshme.

“Ajo është e mbijetuar e kancerit dhe në ditën ndërkombëtare të kësaj sëmundjeje ajo është në krye të detyrës duke menaxhuar me pacientëtme Covid”, shkruan Bujar Vitia.

“Ajo nuk është liruar nga detyra dhe përkundë gjendjes shëndetësore, Arta vazhdon me u ballafaqu me rrezikun e infeksionit duke u kujdesur për pacientët bashkë me kolegët e saj. Këtë angazhim e bën edhe pse dikush mendon se paguhet për këtë punë, e madje mund ta shajnë e ofendojnë”, ka shkruar në fund ai./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë