Dorothy dhe Wayne, janë të martuar tash e 55 vjet dhe së bashku për 57 vjet.
Wayne për herë të parë e kishte parë Dorothy në një lokal dhe sipas tij në momentin e parë që sytë e tyre u kryqëzuan, ai e dinte që ajo do ishte gruaja e tij.
“E pash Dorothy duke vallëzuar me shoqet e saj dhe i thash shokut tim ‘me atë grua do të martohem’ . Tani 57 vjet më vonë ne kemi tejkaluar secilën stuhi së bashku”.
Për këtë arsye fotografja Sujata Setia e ka realizuar një fotosesion me këtë çift.