Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ulet numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri, 14 të infektuar në 24 orët e fundit, Kruja ‘vatër e nxehtë’

Ka pësuar ulje numri i të infektuarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

14 janë rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, duke e çuar në 726 numrin e përgjithshëm të të prekurve në vendin tonë.

Ndërkohë “vatër e nxehtë” mbetet Kruja, pasi janë 9 raste të reja në kët qytet.

Njoftimi i Ministrisë:

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. / Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë