Qytetarët tashmë janë duke i respektuar këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Mëngjesin e sotëm disa qytetarë në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës po e mbajnë distancën dy-metërsh me njëri-tjetrin, në mënyrë që ta shmangin infektimin.
Një shembull për të u ndjekur është edhe kjo foto ku qytetarët po e mbajnë distancën e duhur, duke ruajtur kështu shëndetin e njëri tjetrit, dhe duke parandaluar përhapjen e mundshme të COVID 19.
Dr. Merita Brovina në faqen e saj personale në FB, ka ndarë me të tjerët këtë shembull të mirë të banorëve të Dardanisë, të cilët presin para një furre largë njëri tjetrit. /Familja Jone













