Glaukoma është një sëmundje e syrit që mund të qojë deri në humbje të shikimit.
Në rast se nuk trajtohet, personat e prekur nga kjo sëmundje mund ta humbin plotësisht vizionin e tyre.
Glaukoma është shkaku i dytë më i zakonshëm për verbërinë në mbarë botën. Është vlerësuar se 4.5 milionë njerëz në të gjithë botën janë të verbër për shkak të glaukomës.
Shumë njerëz që kanë glaukomë nuk janë të vetëdijshëm se kanë sëmundjen. Glaukoma mund të prekë këdo dhe pacienti mund të trajtohet, por jo të shërohet prej saj. Mënyra e vetme për të parandaluar humbjen e shikimit është dignostikimi i hershëm i sëmundjes dhe trajtimi i saj.
Faktorët e rrezikut që shtojnë propabilitetin e shfaqjes së sëmundjes janë:
- Mosha (mbi 40 vjeç)
- Diabeti
- Anemia
- Tensioni i lartë ose i ulët i gjakut (HTA)
- Sëmundje zemre
- Hipermetropia e lartë
- Migrena
- Përdorimi i kortikosteroideve për periudha të gjata
- Dëmtimet fizike në sy.
Përmes trajtimit të duhur mund të ruhet shikimi, në të kundërt përkeqësimi i kushteve mund të çojë në kufizime të rënda të fushës së shikimit dhe verbëri të pakthyeshme./Familja Jonë












