Qeveria shqiptare ka vendosur që të mbyllë kufirin me Kosovës, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, ka bërë të ditur që pikat kufitare do të jenë të mbylluara deri më 15 mars në ora 24:00.
“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.













