Ejakulim i parakohshëm quhet kur ejakulimi ndodh para se mashkulli ta dëshirojë një gjë të tillë ose kur nuk arrin të kënaqë partneren.
Ejakulimi i parakohshëm është një problem i zakonshëm tek meshkujt ku rreth 30% deri në 40% e tyre e kanë këtë problem në një kohë të jetës së tyre.
Por çfarë e shkakton këtë?
Ekziston një numër faktorësh si ata emocionalë ashtu edhe ata fizikë të cilë mund të çojnë në ejakulim të parakohshëm.
Disa nga to përfshijnë:
- Sikleti rreth performancës
- Ndjenja e fajit
- Depresioni
- Stresi
- Nervoza
- Problemet në lidhje
Ejakulimi i parakohshëm mund të parandalohet ose evitohet, varësisht nga ajo që e shkakton. Shumicen e kohës, duke përdorur metodat e sjelljes të renditura më poshtë do të ndihmojnë për ta parandaluar atë.
Ja disa hapa:
Merrni frymë – Shumë njerëz nuk e dinë, por frymëmarrja e rregullt ndihmon që të fitosh kontroll mbi ejakulimin.
Përdorni kremra – Disa kremra ulin ndjeshmërinë e penisit gjatë marrëdhënies kështu që është e mundur që të zgjasësh më shumë.
Komunikimi – Është gjithashtu kyç për seks të gjatë./Familja Jonë












