Shkruar nga: Dr Visar Zekaj – Gastroenterolog
Muaji Mars është muaji i luftimit të kancerit kolorektal.
Kanceri kolorektal është kanceri i dytë me vdekshmëri më të lartë në Europë.
176974 është numri i personave të vdekur në vit nga kanceri kolorektal, ose çdo 3 minuta vdes nga një person nga kanceri kolorektal.
Te mashkujt është kanceri i tretë më i shpeshtë në Europë kurse te femrat është kanceri i dytë më i shpeshtë.
Barra e kancerit kolorektal pritet të rritet për 60% me mbi 2.2 milion raste të reja. Mashkujt janë më të rrezikuar sesa femrat.
Studimet tregojnë se marrja dhe sikleti janë arsyeja kryesore për njerëzit që nuk ekzaminohen.
Kanceri kolorektal është sëmundje multifaktoriale dhe si e tillë si shkaktar më të shpeshtë janë: konsumimi i duhanit, alkoolit, ushqimet e tymosura apo të skarës. Pasqyra klinike është e ndryshme mund të jetë me barkqitje të shpeshta, jashtëqitje me gjak, konstipacion, tenesma, dhimbje barku, anemi etj. Diagnostifikimi i sëmundjes bëhet me analiza laboratorike si hemogrami, analiza biokimike, tumor markere (CEA, Ca 19 9), ekografia e abdomenit, TK ose MRI e abdomenit, irigografia, kollonoskopia virtuale, kollonoskopia me biopsi, ultrazëri endoskopik, scintigrafia.
Kurse trajtimi bëhet me bashkëpunim ndërmjet gastroenterologut, kirurgut abdominal, onkologut në varësi të shkallës së zhvillimit të sëmundjes.
Dr. Visar Zekaj
044207417












